BotaLajme

SHBA e NATO: Turqia “s`do të guxojë” ta pengojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

Turqia përsëriti se nuk është kundër zgjerimit të NATO-s, por sipas saj vendet që mbështesin terrorizmin nuk mund të jenë anëtarë të aleancës. E kemi bërë të qartë atë që na shqetëson dhe që përfshin bisedimet mes këtyre dy vendeve, Finlandës e Suedisë dhe organizatat terroriste, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit dhe njësitë kurde të mbrojtjes, YPG, dhe sidomos ndihmat në armatime që u janë dhënë atyre nga Suedia. Megjithatë, NATO dhe Shtetet e Bashkuara u shprehën të bindura se Ankaraja nuk do ta ndalojë anëtarësimin e dy shteteve nordike në aleancën ushtarake perëndimore, gjë të cilën ato e kërkojnë tani, pas agresionit rus në Ukrainë. Presidenti finlandez Sauli Niinisto konfirmoi të dielën se vendi i tij do të aplikonte për të hyrë në NATO, ndërsa socialdemokratët në pushtet në Suedi njoftuan një ndryshim zyrtar të politikës që do t’i hapte rrugën vendit të tyre për të aplikuar brenda disa ditësh. Ministri i mbrojtjes i vendit, Peter Hultqvist, paralajmëroi se Suedia do të ishte në një situatë të rrezikshme nëse do të ishte i vetmi vend balltik që do të mbetej jashtë NATO-s. “Turqia kërkon që këto dy vende të ndalojnë mbështetjen për grupet militante kurde të pranishme në territorin e tyre dhe të hiqnin bllokadën për disa shitje armësh në Turqi. “Kam besim se do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi shqetësimeve që ka shprehur Turqia në një mënyrë të tillë që të mos vonojë anëtarësimin,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nuk pranoi të jepte detaje nga bisedat me dyer të mbyllura në Berlin, por i bëri jehonë qëndrimit të Stoltenberg, duke shprehur bindjen se do të arrihet konsensus.

Show More

Related Articles

Back to top button