Lajme

Sekretari serb i mbrojtjes: Për shkak të mbylljes së vendkalimeve, situata në veri alarmante

Sekretari shtetëror në ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq ka vlerësuar sot se gjendja në veri të Kosovës është bërë alarmante dhe se për shkak të mbylljes së vendkalimeve administrative mungojnë gjërat elementare, përfshirë barnat.

“Për 10 ditë të plota veriu i Kosovës është shkëputur tërësisht nga vetë Serbia, askush nuk lejohet të kalojë vijën administrative, mungojnë mjetet elementare, përfshirë mjetet mjekësore – barna, oksigjen, vaksina për foshnjat etj”, ka thënë Staroviq në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Sipas tij, sundimi i papenguar i policisë së militarizuar të Kosovës në gjithë rajonin vazhdon.

Show More

Related Articles

Back to top button