BotaLajme

Çmimi Nobel në Kimi ndahet mes tre shkencëtarëve

Dy shkencëtarë amerikanë dhe një rus janë nderuar me çmimin Nobel për vitin 2023 në kimi për punën e tyre mbi pikat kuantike, një zbulim themelor në nanoteknologji.

Çmimi ndahet në mënyrë të barabartë midis Moungi Bawendi, Louis Brus dhe Alexey Ekimov për zbulimet e tyre që vazhduan të revolucionarizojnë industritë nga elektronika e konsumit te kujdesi shëndetësor.

Bawendi është kimist amerikan me origjinë franceze dhe tuniziane, me bazë në MIT, Brus me bazë në Universitetin e Columbias dhe Ekimov është shkencëtar kryesor në Nanocrystals Technology, një kompani me bazë në New York.

Para se të shpalleshin fituesit, Akademia u përball me një incident pasi emrat u publikuan herët në mëngjes në një gazetë suedeze.

Show More

Related Articles

Back to top button