Dy trena janë përplasur mëngjesin e sotëm në qytetin e Gdynia në veri të Polonisë, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave, sipas një njoftimi të shërbimeve të urgjencës.
Katër persona janë dërguar në spital, ndërsa personit të pestë i është dhënë ndihma në moment. Brigada e Zjarrfikësve të Gdynia njoftoi se të gjithë të plagosurit ishin punonjës të hekurudhës.