BotaLajme

Sulmi në Izrael, reagon Minisistria e Jashtme e Shqipërisë: Po ndjekim situatën e tensionuar, shqiptarët atje të na kontaktojnë

Autoritetet diplomatike shqiptare shprehen se po e ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar dhe bëjnë thirrje ndaj shqiptarëve që jetojnë në Izrael, të raportojnë për çdo problem.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me sulmet e ndodhura në Izrael mëngjesin e sotëm. Autoritetet diplomatike shqiptare shprehen se po e ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar dhe bëjnë thirrje ndaj shqiptarëve që jetojnë në Izrael, të raportojnë për çdo problem.

Nga ana tjetër MPJ vendos në postimin e saj dhe një numër gadishmërie për çdo rast që lidhet me ngjarjen.

STATUSI I MPJ:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.
Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit:
+972 54-4806601

Show More

Related Articles

Back to top button