LajmeMaqedoni

Kovaçevski: Për 6 vjet, me 100 milionë euro kemi mbështetur 919 kompani

Në kushte krize, më e rëndësishmja është që investimet të mos ndalen dhe ju të pranishëm këtu jeni ata që e dinë më së miri këtë. Në këtë drejtim, Qeveria përmes Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve ka mbështetur 919 kompani me 100 milionë euro që nga zbatimi i tij. Për gjashtë vjet, mbështetja financiare nga shteti për kompanitë vendase është rritur 11 herë nga 3,2 milionë euro në vitin 2018 në 35 milionë euro në vitin 2023, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në ngjarjen #MKEkonomi “Besimi po rritet” i destinuar për kompanitë përfituese sipas Ligjit për Mbështetjen Financiare të Investimeve.

Ne e shndërruam krizën, siç tha ai, në një mundësi dhe u bëmë një qendër energjie e gjelbër në Evropë me investime në burimet e rinovueshme të energjisë, veçanërisht fotovoltaikët dhe elektranat me erë.

“Arritja e gjithë kësaj në kushte krize është një sfidë e madhe, por askush nuk do të kishte sukses nëse do të mbetej vetëm – as kompanitë, as qytetarët. Prandaj, që nga fillimi i krizës energjetike, e para kësaj edhe gjatë pandemisë, Qeveria dha një përgjigje të fortë, me kohë dhe precize fiskale, e cila ishte domethënëse për zbutjen e goditjeve të jashtme”, tha Kovaçevski.

Në tre vitet e fundit, siç theksoi ai, është përgjysmuar deficiti fiskal si nëpërmjet racionalizimit të shpenzimeve, ashtu edhe nëpërmjet përmirësimit të mbledhjes së të ardhurave.

“Pothuajse 150 milionë euro arrin mbështetja buxhetore për kompanitë vendase dhe të huaja ose pesë herë më shumë në krahasim me periudhën prej para pesë vitesh. Subvencionet direkte në ekonomi në bazë të investimeve, por edhe në bazë të programeve tjera prej 1,9 miliardë denarë në vitin 2017 u rritën në 7,76 miliardë denarë këtë vit”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, Qeveria punon me vend dhe me përgjegjësi – Buxheti është stabil ndërsa shteti financiarisht likuid ndërsa denari është spiranca e stabilitetit të ekonomisë sonë.

“Në të njëjtën kohë, shpenzimet kapitale mbeten në një nivel më të lartë se deficiti buxhetor dhe ne i përmbahemi rregullit të artë në financa – të marrim hua vetëm për qëllime investimesh dhe zhvillimesh. Tendenca e uljes së inflacionit do të vazhdojë edhe më tutje. Inflacioni në gusht ishte 8,3 për qind, ndërsa vitin e kaluar në tetor ishte madje 19,8 për qind”, thekson Kovaçevski.

Me anëtarësimin në NATO e përforcuam pozitën tonë.

“Nëse në vitin 2016 investimet e huaja ishin 338 milionë euro, në vitin 2022 në kushte krize ishin gati 754 milionë euro ose dyfishi i vitit 2016. Investimet në ZZHIT në vitin 2016 në mënyrë kumulative arritën 600 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 do të jenë gati dy miliardë euro”, tha Kovaçevski.

Siç tha ai për normat më të larta të rritjes, ne duhet të arrijmë qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Me anëtarësimin në BE, siç tha Kovaçevski, rezultatet do të jenë edhe më të mira siç tregojnë analizat e vendeve para dhe pas anëtarësimit në Union dhe prandaj, shtoi ai, vendi i shtetit është në BE.

“Tani na duhet një cikël i ri, energji dhe tregim i ri, ndërsa ajo është ekonomia evropiane e vendit e cila ka mjaft resurse dhe kapacitet që të jetë pjesë e ekonomisë evropiane. Jam i bindur se ditën kur do të bëhemi pjesë e BE-së vendi ynë dhe rajoni do të jenë shtet dhe rajon me norma më të larta të rritjes ekonomike në krahasim me të gjitha vendet tjera të tanishme anëtare të BE-së”, porositi Kovaçevski.

Në ngjarje u mbajt edhe info sesion për kompanitë me procedurat për shfrytëzimin e mbështetjes së Ligjit, ndërsa një pjesë e kompanive i prezantuan edhe rezultatet e cikleve të tyre investuese si dhe rezultatet e mbështetjes së Qeverisë përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve.

Ligji për mbështetje financiare të investimeve është miratuar në vitin 2018. Me mbështetje qeveritare për kompanitë vendase nga viti 2018 deri në vitin 2023 janë mbështetur 919 kompani me 100 milionë euro.

Show More

Related Articles

Back to top button