Izraeli do të ndërpresë furnizimin me ujë në Rripin e Gazës, pas sulmit të Hamasit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri izraelit i infrastrukturës, Israel Katz.
“Ajo që ka ndodhur në të kaluarën, nuk do të ndodhë në të ardhmen,” tha ai në një postim në mediat sociale duke njoftuar ndërprerjen. Kjo vjen pasi ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se ka urdhëruar një bllokadë totale të Gazës, duke i lënë ata pa energji elektrike, pa ushqim dhe pa karburant.
Izraeli dhe Egjipti kanë vendosur nivele të ndryshme të bllokadës ndaj Gazës që kur Hamasi mori pushtetin nga forcat rivale palestineze në vitin 2007.