Forca e Mbrojtjes Izraelite (IDF). konfirmoi raportet që ju sollëm mbrëmë vonë – duke thënë se 1200 izraelitë janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Më shumë se 2700 janë lënduar, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Gjatë natës, IDF shënjestroi portet në Khan Yunis dhe Gaza, nga ku, pretendon IDF, Hamasi nisi disa nga luftëtarët e tyre gjatë pushtimit të Izraelit të shtunën.
“Doket u goditën duke përdorur zjarr artilerie nga anije me raketa, helikopterë të IDF dhe bateri artilerie tokësore,” tha një zëdhënës.
Ai shtoi gjithashtu se marina vrau një zhytës të Hamasit “i cili u përpoq të depërtonte në Izrael nga brigjet e Gazës”.
“IDF do të vazhdojë të operojë në të gjitha arenat për të garantuar sigurinë e civilëve izraelitë.”
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se 950 palestinezë janë vrarë, 5 mijë plagosur dhe mbi 260 mijë janë zhvendosur që nga e shtuna.
Këto shifra ministria palestineze i shpërndau, dhe konfirmoi së në sulmin hakmarrës të Izraelit kanë humbur jetën qindra palestinezë.
“Deri në këtë mëngjes, janë regjistruar 950 vrasje të palestinezëve që nga e shtuna dhe mbi 5 mijë tjerë të plagosur”, u tha në kumtesë të ministrisë.
Gjithashtu është bërë e ditur nga Kombet e Bashkuara, se kanë regjistruar 263.934 mijë raste të zhvendosjes së banorëve nga Gaza si pasojë e luftimeve të ashpra.
Ndryshe sot është dita e pestë e luftimeve të ashpra mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, ku Hamasi kreu një sulm të befasishëm mbi Izraelin gjatë të shtunës.