BotaLajme

NATO “ mblidhet” për Kosovën, zëdhënësi nxjerr agjendën! Në takim edhe Zelensky

Një takim dy ditor i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s nis sot në Bruksel nën drejtimin e kreut të aleancës Jens Stoltenberg, por edhe me një risi: për herë të parë, në selinë e saj shkon presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Lufta e Ukrainës është edhe luftë e NATO-s, tha Stoltenberg që konfirmoi mbështetjen për anëtarësim e ardhshëm të vendit.

“Lufta juaj është lufta jonë, siguria juaj është siguria jonë dhe vlerat tuaja janë vlerat tona.  Dhe ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Ne do të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dhe do të ndihmojmë Ukrainën të shkojë drejt anëtarësimit në NATO”, ishte komenti i tij.

Ministrat e Mbrojtjes të Aleancës do të takohen me homologun e tyre ukrainas, ministrin Umerov, në Këshillin NATO-Ukrainë këtë pasdite për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s. Por siç njoftoi zëdhënësi Dylan White, pjesë e agjendës së ditës do të jenë dhe ngjarjet në Kosovë.

Diskutimet e ditës së dytë të samitit do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen. Ministrat do të bëjnë një bilanc të punës dhe zbatimin e planeve të mbrojtjes për të cilat liderët aleatë ranë dakord në Samitin e Vilniusit.

Ata gjithashtu do të prekin çështjen e misioneve dhe operacioneve të NATO-s, duke përfshirë ato në Kosovë dhe Irak e do të diskutojnë dëmet e fundit në infrastrukturën nënujore midis Estonisë dhe Finlandës, thuhet në deklaratë.

Show More

Related Articles

Back to top button