BotaLajme

Lufta bashkon politikën në Izrael, Netanyahu: Çdo anëtar i Hamasit është një njeri i vdekur

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se çdo anëtar i Hamasit është “njeri i vdekur”, pas takimit të tij të parë me anëtarët e kabinetit të qeverisë së formuar mbrëmë, raporton BBC.

Netanyahu pranoi që formojë qeverinë e luftës me ish-ministrin e mbrojtjes, Benny Gantz. Ata vendosën të lënë anash mosmarrëveshjes dhe rivalitetin politik.

Benny Gantz tha se tani “është koha për luftë” dhe porositi qytetarët izraelitë se qeveria e re e formuar mbrëmë është e “bashkuar” dhe e “gatshme” të heq nga faqja e dheut Hamasin.

E rivali kryesor nga opozita Yair Lapid akoma nuk i është bashkuar qeverisë së luftës, por Netanyahu dhe Gantz në një kumtesë të përbashkët njoftuan se është rezervuar një vend edhe për të.

Presidenti amerikan Joe Biden gjithashtu mbrëmë ka biseduar me Netanyahun, dhe e ka porositur se Izraeli duhet të veprojë sipas “rregullave të luftës”.

Numri i të vdekurve nga sulmi i Hamasit në Izraeli që filloi të shtunën po rritet çdo moment, kurse njëjtë kanë deklaruar edhe nga ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë.

Biden tha se e kupton zemërimin dhe frustrimin e popullit në Izrael, por kërkoi nga ky shtet që t’i përmbahet Konventës së Gjenevës.

Paralajmëroi edhe Iranin – që përshëndeti sulmin e Hamasit – duke kërkuar “të jenë të kujdesshëm”. E Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka ofruar “mbështetje të fuqishme” Izraelit. 

Show More

Related Articles

Back to top button