Gjermania e ka furnizuar Izraelin me dy dronë të quajtur “Heron TP”, teksa shteti hebre vazhdon të kundërpërgjigjet ndaj sulmeve të Hamasit.
Dronët “Heron TP” do të merren me qira nga forcat e armatosura izraelite, ka bërë të ditur ministria e Mbrojtjes.
“Gjermania mbështet Izraelin me dy drone të marrë me qira nga Bundeswehr”, thuhet në një deklaratë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria gjermane aktualisht i ka dhënë Izraelit me qira pesë dronë, të cilët përdoren për “trajnimin e ushtarëve gjermanë, ndër të tjera”.