BotaLajme

Jordania dërgon avionin e parë me ndihma për Gazën

Një aeroplan që transportonte ndihma mjekësore për Gazën është nisur nga Jordania, sipas një deklarate nga Organizata Bamirëse Hashemite Jordaneze, një agjenci shtetërore e ndihmës.

Ndihma përfshin ilaçe dhe furnizime mjekësore për spitalet dhe agjencitë shëndetësore që operojnë në territorin palestinez, tha Dr. Hussein Al-Shibli, sekretari i përgjithshëm i autoritetit, raporton CNN transmeton Klankosova.tv.

Ndihma fillimisht do të arrijë në Egjipt dhe më pas do t’u dorëzohet autoriteteve mjekësore në Gaza, përmes pikës kufitare Rafah, sipas deklaratës.

Rafah është pika e vetme kufitare e Gazës me Egjiptin. Të martën, zyrtarët palestinezë në Gaza thanë se ajo ishte mbyllur për shkak të sulmeve ajrore izraelite.

Mbetet e paqartë nëse vendkalimi Rafah është i hapur apo jo.

Show More

Related Articles

Back to top button