BotaLajme

Qytetarët maqedonas me avion do të evakuohen nga Izraeli

Gjatë ditës së sotme pritet të organizohet transport ajror falas për qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe evakuim nga Izraeli. Në kushtet e fluturimeve të anuluara plotësisht dhe transportit ajror të bllokuar me Izraelin, sfida e organizimit të këtij fluturimi çarter është tejkaluar përmes bashkëpunimit me “Air Serbia” për transportin e qytetarëve që kërkuan ndihmë, njoftoi dje Qeveria, duke theksuar se shpenzimet e fluturimit do të mbulohet nga Buxheti i shtetit.

Sipas vendimit të Qeverisë, është organizuar transport ajror me fluturim çarter, në linjën Tel Aviv – Shkup, me qëllim evakuimin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dëshirojnë të largohen nga Izraeli dhe që kanë kërkuar të kthehen në Maqedoninë e Veriut.

Në drejtim të organizimit efikas të transportit ajror, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Përfaqësisë Diplomatiko-Konsullore – Tel Aviv, ka ofruar listë dhe informacione për shtetasit maqedonas që ndodhen në Izrael dhe të cilët kanë kërkuar ndihmë për t’u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Show More

Related Articles

Back to top button