Lloyd Austin ka mbërritur në Izrael, një ditë pas sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken. Sekretari amerikan i Mbrojtjes do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu, si dhe me zyrtarë të mbrojtjes dhe qeverinë emergjente të Izraelit.
Uashingtoni është një aleat i fortë i Izraelit dhe ka dërguar një aeroplanmbajtëse dhe anije të tjera luftarake në Mesdheun lindor.
SHBA ka thënë vazhdimisht se e mbështet Izraelin. Kujtojmë se Blinken, në deklaratën e tij për media krah Netanyahut, shprehu mbështetjen ndaj Izraelit duke thënë se ka të drejtën të mbrohet, por kërkoi që të mos dëmtoheshin civilët në Gaza, gjatë luftimeve që vijojnë prej rreth një jave.