Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua sot me homologen e tij gjermane Annalena Baerbock në Kajro për të diskutuar sulmet e Izraelit në Gaza, ndihmën humanitare për palestinezët dhe evakuimet nga Rripi i Gazës, raporton Anadolu.
Dy ministrat trajtuan gjithashtu situatën në Ukrainë dhe rajonin e Karabakut të Kaukazit, thanë burime diplomatike.
Të premten, ushtria izraelite u dha mbi 1 milion banorëve të Gazës 24 orë për të evakuuar veriun e rripit drejt jugut, pavarësisht paralajmërimeve se kjo do të shkaktonte fatkeqësi humanitare.
Më vonë, Fidan është planifikuar të pritet nga presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe të takohet me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry.
Fidan po qëndron në një vizitë zyrtare dyditore në Egjipt me ftesë të homologut Shoukry.
Diskutimet e tij me zyrtarët egjiptianë pritet të mbulojnë të gjitha aspektet e lidhjeve dypalëshe, si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe çështjet ndërkombëtare.