BotaLajme

OKB-ja për mungesën e ujit: Më shumë se dy milionë njerëz janë në rrezik për jetë në Gaza

Më shumë se dy milionë njerëz janë në rrezik pasi uji po mbaron në Gaza, ka paralajmëruar një organ i OKB-së.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt thotë se asnjë furnizim humanitar nuk është lejuar në Gaza për një javë në mes të një bllokade izraelite (që thotë se do të vazhdojë derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet).

Uji i pastër po mbaron pasi impianti i ujit të Gazës dhe rrjetet publike të ujit pushuan së funksionuari, thotë UNRWA, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Njerëzit do të fillojnë të vdesin nga dehidratimi i rëndë, mes tyre fëmijë të vegjël, të moshuar dhe gra”, thuhet në njoftim.

“Njerëzit tani janë të detyruar të përdorin ujin e ndotur nga puset, duke rritur rrezikun e sëmundjeve që vijnë ky ujë. Gaza gjithashtu ka qenë nën ndërprerje të energjisë elektrike që nga 11 tetori, duke ndikuar në furnizimin me ujë”, thotë Philippe Lazzarini, nga UNRËA.

Gati një milion njerëz janë zhvendosur vetëm brenda një jave.

“Ne duhet të dërgojmë karburant në Gaza tani. Karburanti është mënyra e vetme që njerëzit të kenë ujë të pijshëm të sigurt.

“Nëse jo, njerëzit do të fillojnë të vdesin nga dehidratimi i rëndë, mes tyre fëmijë të vegjël, të moshuar dhe gra. Uji është tani linja e fundit e shpëtimit. Bëj apel që tani të hiqet rrethimi për ndihmën humanitare.”

Show More

Related Articles

Back to top button