Sipas rregullores së re të udhëtimit që ka hyrë në fuqi në Austri, ka përfunduar detyrimi i vaksinave, shërimit dhe testimit gjatë hyrjes në vend për shkak të pandemisë së COVID-19.
Në Gazetën Zyrtare është njoftuar se ka hyrë në fuqi dekreti për rregulloren e re të udhëtimit të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas saj, kufizimet e ndryshme për hyrjen në vend për gati dy vjet janë hequr plotësisht. Personat që do të udhëtojnë në vend do të mund të hyjnë pa paraqitur asnjë dokument.
Në Austri, ku janë hequr pjesa më e madhe e masave për COVID-19, detyrimi për maska vazhdon të zbatohet në transportin publik, qendrat shëndetësore dhe vendet tregtare ku plotësohen nevojat ditore.
Në vendim me rreth 10 milionë banorë, deri më tani kanë vdekur 18.303 persona dhe janë regjistruar 4.212.492 raste me COVID-19.