BotaLajme

Intervistë nga KIEVI/ Osmani: Bota po shkon në rrugë jo të mirë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, sot qëndronë për vizitë pune në Ukrainë. Vizita në Ukrainë është në kuadër të realizimit të një prej angazhimeve kryesore nga Programi i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023. Për OSBE-në, si organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, Ukraina dhe populli i saj janë në krye të agjendës.

Në lidhje me këtë, gazetari i portalit TS, Nevrij Ademi ka realizuar një intervsitë ekskluzive duke udhëtuar nga kufiri me Poloninë dhe Ukrainën për në KIEV i cili udhëtim zgjatë mbi 12 orë. Në kuadër të intervsitës nga udhëtimi me tren Osamni theksoi se si kryesues i OSBE-së  po e përmbyll vizitin e tij në Ukrainë për të treguar se Ukraina ka qenë një nga temat dominuese të kryesimit të tij me OSBE-në. Osmani gjithashtu u shpreh se bota po shkon në një rrugë jo të mirë pasi janë përhapur shumë luftëra.

Intervista e plotë e realizuar nga gazetari Nevrij Ademi duke udhëtuar me tren për në KIEV.

TS:  Cila është agjenda e ditës së sotme
Bujar Osmani: Tash pasi mbrijmë në Kiev është një cermoni tradicionale. Ku me ministrin e jashtëm të Ukrainës do të vendosim lule në murin e përkujtimit për viktimat e agresioni rurs në Ukrain[. Më pas do të kem takim me ministrin e jashtëm, me kryetarin e parlamentin dhe presidentin Zelenski. Më pas do të dalim në teren për të parë aktivitetet e OSBE =se në teren. Ju e dini se federata ruse ka vendosur veton në prezencen e OSBE-se këtu dhe ne kemi gjetur mundësi ta anashkalojmë veton dhe të rikthehemi në Ukrainë. Kam siguruar mjete nga 31 donator. Nuk mund të kemi ambassador zyrtarë për shkak se të gjitha vendimet në OSBE miren me koncensus kam emëruar përfaqësues special i cili e koordinon projektin në Ukrainë diku me 21 projekte të cilët kanë të bëjnë me deminimin e zoanave të minuara me ndihmën psikologjike të fëmijve dhe viktimave të luftës dhe projekte për të ndihmuar insitucionet e Ukrainës për të ndihmuar në dekomokratizimit dhe r luftën kundër korrupsionit . Kam takim edhe me bashkëshorten e njëri prej të punësuarve të OSBE-së I cili është arrestuar nga federate ruse gati 15 muaj më parë. Ne nuk dijmë për vendododhjen e tij. Tani bëjmë përpjkje për të liruar tre përfaqesuesit e OSBE-së. Gjithashtu do të kem takime edhe me ambassador rezidend që janë të vendosur në KIEV për të biseduar për të gjitha aspektet jo vetëm të OSBE-se por edhe për situatën këtu.

TS: Kjo vizitë e juaj është edhe një rrumullaksim I misionit tuaj. Javë më pare Zelenski kishte edh enjë takim në NATO do të jetë edhe një shkëmbim mesazhes kjo.

Bujar Osmani:  Unë natyrisht kur vizitoj si kryesues I OSBE_se vijë edhe si minister I jashtëm I Maqedonisë së Veriut dhe natyrisht një pjesë e bisedimeve është edhe raportet bilaterale dhe mbështetjes nacionale që I japim si Maqedoni e Veriut që I japim Ukrainës. Është rrumbullaksim, e fillova kryesoimin me 16 janar në KIEV, zakonisht kryetarët e OSB-se e vizitojnë një here një vendet ku kemi misione. Unë kam vendosur të jem në fillim dhe përmbyllje të këtij viti për të treguar se Ukariana ka qenë tema dominuese e kryesimit tonë, në kuadër të atij koncepti që ne instaluam dhe nuk mund të folim për tema të regullta këtë vit. Nuk mund të folim për ambientin dhe gjëera të tjera kur kemi shkelje të vlerave bazë të OSBS-së. Në fundament të OSBE-së është dokumenti final I HELSINGUT I cili ka dhjetë pika që ne e quajmë dekalog I Helsingut. Një nga pikat kryesore të kësaj është se nuk mund të dhunohen kufijtë e shteteve participuese të OSBE-së, kjo që bën federate ruse është në kundërshtim me vlerat bazë të dokumentit fundamental të OSBE-së dhe ne prandaj nuk mund të siellmi se çdo gjë është normale në kushtet që thehen vlerat fundamentale të OSBE-së . Andaj unë e kam mbajtur si temë kryesore gjatë vitit në çdo mbledhje në çdo javë, çdo të martë në Vjenë mblidhet këshilli permanent i OSBE-së ku agjendë kryesore ka qenë UKRAINA.

TS: Ministër, jemi në vend lufte pra në KIEV dhe nga këtu cili do të ishte mesazhi paqësor që do ia kishe dërguar botës?

Bujar Osmani: Mendoj që bota vërtet është në situatë vlimi sa I takon lëndëshmrisë. Po happen shumë zona të luftës. Pas luftës së dytë botërore u vendos një rend botëror që ruajti paqen I cili e ruajti paqen për 75 vite. Tash kujtoj se ky rend botër po rrënohet sepse disa shtete si federate ruse po I rrënon temelet e rendit botëror. Kur skemi rend botëror atëherë pritet që paqa dhe stabiliteti të cënohet, andaj janë këto përpjekje tonat që fillimit jemi të fokusuar në Ukrainë ku thehet rendi botëror ku të rikthejmë vlerat dhe parimet e atij rendi botëror për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Motoja e kryesimit tonë ishte “Për njerëzit bëhet fjalë”. Në fund të fundit politikat e liderëve të shteteve e organizatave ndërkombëtare në fund kanë për qëllim tua lehtësojnë jetën njerëzve dhe jo për përfitime tjera politike. Tani në këto kohëra po cënohet jeta e njerëzve, dinjiteti I tyre jo vetëm në Ukrainë por edhe më gjërë në botë. Është koha e fundit për një vetdisim më të madh se bota po ec në një rrugë jo të mirë sa I takon të ardhmes së saj./TS/

Show More

Related Articles

Back to top button