Policia amerikane ka arrestuar një djalë 13-vjeçar për vrasjen e nënës së tij 39-vjeçare.
Derek Rosa akuzohet për vrasjen e nënës së tij, Irina Garcia.
Gruaja po flinte pranë vajzës së saj të sapolindur në momentin kur djali i saj kreu aktin.
Sipas mediave amerikane, ishte vetë 13-vjeçari që thirri policinë dhe tha “sapo vrava nënën time”.
Sipas policisë së Floridas, ai ka pritur që ta zinte gjumi mamanë e tij, para se ta godiste disa herë me thikë në qafë ndërkohë që motivet e aktit janë ende të paqarta.