BotaLajme

Takimi i Biden me liderët arabë u anulua pas shpërthimit në spital

Fotografi që shfaqin pasojat e shpërthimit në spitalin e Gazës

Qindra palestinezë dyshohet se kanë vdekur pas një shpërthimi në një spital në Gaza të martën mbrëma.

Për këtë sulm Hamasi fajësoi Izraelin. Izraeli thotë se shpërthimi u shkaktua nga raketat e hedhura gabimisht nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez, raporton BBC, përcjell portali rtv21.tv

Këtu janë pamjet më të fundit nga jashtë spitalit Al Ahli, ku shërbimet e urgjencës po kalojnë nëpër rrënoja.

Takimi i Biden me liderët arabë u anulua pas shpërthimit në spital

Pas shpërthimit në spitalin Al Ahli të Gazës, një takim midis Joe Biden dhe liderëve arabë, përfshirë Mahmud Abbas të Palestinës, u anulua.

Biden ishte paraparë të shkonte në Jordani pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu; atje ai pritej të takohej me Mbretin Abdullah të Jordanisë, Presidentin Abdul Fattah al-Sisi të Egjiptit dhe Abbas.

Megjithatë, mbrëmë vonë, ministri i jashtëm i Jordanisë tha se takimi mund të mbahet vetëm kur palët të bien dakord për t’i dhënë fund “luftës dhe masakrave kundër palestinezëve”, duke fajësuar Izraelin për shpërthimin në spital.

Ushtria izraelite thotë se shpërthimi u shkaktua nga një raketë që i përkiste një grupi tjetër, Xhihadi Islamik Palestinez, grupi i dytë më i madh militant në Rripin e Gazës.

Në një postim në Twitter, Biden tha se ishte “i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar” nga shpërthimi – dhe udhëzoi ekipin e tij të sigurisë kombëtare që “të vazhdojë të mbledhë informacione për atë që ka ndodhur saktësisht”.

Show More

Related Articles

Back to top button