Lajme

Netanyahu: Zemërimi për tragjedinë në spital nuk duhet t’i drejtohet Izraelit por terroristëve

Izraeli nuk duhet të jetë shënjestër e zemërimit për sulmin në një spital në Gaza që la 500 të vdekur, por terroristët, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, të mërkurën. Ai ka shtuar se vendi i tij do të vazhdojë t’u kërkojë civilëve të largohen nga Gaza.

Në një konferencë për shtyp me presidentin amerikan, Joe Biden, pas takimit me anëtarët e kabinetit të luftës të kryeministrit, Netanyahu ka thënë se “teksa Izraeli synon në mënyrë legjitime terroristët, civilët për fat të keq dëmtohen”.

“Pas bombardimit të spitalit dje, e gjithë bota u zemërua me të drejtë, por ky zemërim nuk duhet të drejtohet ndaj Izraelit, por ndaj terroristëve”, ka deklaruar Netanyahu, duke përsëritur pretendimin e Izraelit se një grup militant palestinez hodhi gabimisht një raketë. “Rruga drejt fitores do të jetë e gjatë dhe e vështirë”.

Joe Biden u shpreh se Izraeli “nuk është vetëm” dhe se Izraeli “do të vazhdojë të ketë mbështetjen e SHBA-së”.

Siç e akuzon Izraeli Hamasin për këtë sulm, edhe Hamasi ka akuzuar Izraelin për sulmin në spital.

Show More

Related Articles

Back to top button