CNN ka grumbulluar informacione të reja drithëruese dhe detaje mbi sulmin e Hamasit brenda Izraelit, përfshirë video tronditëse të realizuara nga vetë agresorët teksa mësynin shtëpitë izraelite, duke vrarë civilë e më duke u vrarë edhe vetë.
Kërkimet në trupat e tyre të vdekur zbuluan një sërë planesh specifike të betejës, përfshirë këto harta të detajuara të cilat u janë dhënë CNN nga qeveria izraelite. Ato tregojnë komunitetet pranë Gazës, si Kfar Aza, të shënjestruara nga agresorët.
Këto ishin skenat tmerruese brenda, teksa militantët e armatosur regjistronin veten duke lëvizur lirshëm nëpër oborret e shtëpive izraelite.
“Kodi i kuq, kodi i kuq”, dëgjohet në hebraisht teksa Izraeli i përgjigjet të shtënave me armë. Pas sulmit forcat izraelite panë vrima plumbash dhe shenja gjaku dhomë pas dhomë, në atë që duket një masakër e kryer në gjakftohtësi.
“Por ndërsa qindra izraelitë u vranë, disa komunitete arritën të sprapsin agresorët dhe të shpëtonin jetë. Në Kibbutz Mefalsim, gjithashtu pranë Gazës, banorët zbuluan dokumente në trupat e militantëve që vranë, me informacione shqetësuese dhe tepër të sakta mbi shtëpitë e tyre”, shprehet reporteri i CNN, Matthew Chance.
Përfshirë numrin e saktë të rojeve të armatosura atje. “Forcat e mbrojtjes rajonale, të paktën 20 banorë dhe 10 ushtarë”, lexohet në një dokument.
Xhirimet nga kamerat e sigurisë tregojnë se si militantët vranë një izraelit jashtë gardhit të komunitetit, para se të sprapseshin. Por pavarësisht informacioneve të detajuara mbi shënjestrat e tyre, jo çdo objektiv u arrit.