Përmes një videoje të postuar në Twitter, njësitë ushtarake ukrainase që mbrojnë Khakrivin treguan se kanë avancuar deri në pikën që mbërritën kufirin me Rusinë, edhe pse nuk e specifikojnë saktësisht zonën ku ndodhen. Lajmin e përcolli në rrjetet sociale guvernatori i rajonit, Olekh Shinegupov. Ushtarët i kanë dërguar një mesazh Volodymir Zelenskyt, duke i thënë: President, ne jemi këtu, ndërsa raportojnë se janë pjesë e bataljonit 227 të Forcave të Mbrojtjes Territoriale. Me herët, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pohoi se gjërat nuk po shkojnë “ sipas planeve të Moskës”. “Ukraina mund ta fitojë vërtet këtë luftë”, u shpreh ai pas takimit me diplomatë të lartë në Berlin. Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë në raportin e saj ditor se ushtria ruse ka humbur një të tretën e fuqisë luftarake në Ukrainë – në krahasim me atë që ka pasur kur ka nisur luftën – dhe se nuk ka shënuar fitore të mëdha territoriale. “Në situatën aktuale, Rusia ka pak mundësi të bëjë ndonjw përparim të madh në 30 ditët e ardhshme”, ka thënë ministria përmes një postimi në Twitter.



