BotaLajme

Situata në Gaza, alarmi nga OKB/ Spitalet jashtë funksionit, mbyllen furrat e bukës

OKB ngre alarmin, spitalet në Gaza janë në prag të kolapsit. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ka deklaruar se numri i pacientëve të trajtuar ose që presin të trajtohen është në 150% të kapacitetit të spitaleve, dhe njerëzit janë të shtrirë nëpër dysheme dhe korridore.

Gjithashtu bëhet me dije se 60% e objekteve të kujdesit shëndetësor janë mbyllur në Gaza, ndërsa spitalet po luftojnë për të funksionuar mes mungesës së energjisë, ilaçeve, pajisjeve dhe personelit të specializuar.

Nga OKB nënvizohet fakti se vetëm tetë nga 22 qëndrat shëndetësore po ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor parësor për pacientët kritikë ambulatorë dhe pacientët që kanë nevojë për trajtim për sëmundjet jo ngjitëse, Përsa I përket nevojave më jetike , si situate me ujin në Gaza gjithashtu sipas OKB mbetet e rëndë. Impianti i fundit funksional i shkripëzimit u mbyll të dielën e kaluar për shkak të mungesës së karburantit, ashtu si edhe impianti i fundit i ujërave të zeza,

Në gjëndje alarmi është edhe siguria ushqimore që duket se është e paqëndrueshme. Tre nga pesë furrat e Programit Botëror të Ushqimit në Gaza u mbyllën të premten për shkak të mungesës së karburantit dhe mungesës së përbërësve. Mielli i grurit në të gjithë Gazën mund të mbarojë për rreth pesë ditë dhe vetëm një nga pesë mullinjtë në Gaza po funksionon aktualisht.

Situate e luftës dita ditës po bëhet më e vështirë dhe ky alarm I ngritur anga OKB e tregon më së miri se ditë më të vështira priten përtë gjithë ata njerëz që ende qëndrojën në GAZA edhe nga pamundësia për tu larguar.

Show More

Related Articles

Back to top button