Lajme

Ukraina e shqetësuar: Perëndimi po lodhet nga lufta jonë!

Lufta e zgjatur e Ukrainës po sjell pasoja shqetësuese për lidershipin e vendit. Perëndimi po jep shenja lodhjeje, e vëmendja për konfliktin atje po bie. Kievi i druhet një braktisjeje cka do ta vështirësonte së tepërmi betejën e tij përballë Rusisë. Edhe pse presidenti i SHBA, Joe Biden premtoi ta mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa është e nevojshme” dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri jehonë kësaj deklarate, që nga sulmi terrorist i Hamasve kundër Izraelit më 7 tetor, është shfaqur një krizë e re ndërkombëtare mbi të cilën është spostuar fokusi i opinionit publik global. Dhe konflikti në Lindjen e Mesme mund të lidhë burimet e atyre që mbështesin veçanërisht Ukrainën, për shembull, SHBA. Nga kjo do të përfitonte Rusia.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski së fundmi u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të mos e ndërpresin mbështetjen e tyre, duke deklaruar se Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë situatën në Lindjen e Mesme. Biden u përpoq të garantonte se SHBA mund t`i përballojë të dyja krizat njëkohësisht. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë përballet me një rezistencë të fortë të republikanëve në vend, të cilët duan reduktimin e ndihmës për Ukrainën. Në çdo rast, me kaosin që mbretëron aktualisht në Kongres, për momentin, nuk do të ketë para të reja për këtë vend.

Show More

Related Articles

Back to top button