BotaLajme

Nafta sërish shtrenjtohet në bursat botërore, shkak lufta në Lindjen e Mesme

Çmimi i naftës në tregun botëror u rrit me një dollar sot për shkak të shqetësimeve të investitorëve për ndërprerje të mundshme në furnizimet nga Lindja e Mesme.

Në Londër çmimi i naftës bruto “Brent” nga Deti i Veriut është rritur me një dollar dhe është 93.26 dollarë për fuçi.

Dhe në Nju Jork, çmimi i naftës së papërpunuar të lehtë është më i lartë për një dollar dhe tani qëndron në 90.37 dollarë për fuçi.

Çmimi i të dy llojeve të naftës u rrit për të dytën javë radhazi për shkak të frikës në rritje për përhapjen e konflikteve në Lindjen e Mesme.

Show More

Related Articles

Back to top button