BotaLajme

Polonia: Muri zvogëloi fluksin e emigrantëve nga Bjellorusia

Numri i emigrantëve që tentojnë të kalojnë kufirin nga Bjellorusia në Poloni, ka rënë për gati dy të tretat qëkur autoritetet polake kanë ndërtuar një mur përgjatë kufirit.

Agjencia e kontrollit kufitar e Polonisë tha të hënën se ka regjistruar 1 766 përpjekje për të kaluar kufirin në mars.

Në qershor, numri ra në 596, sipas një zëdhënësi të cituar nga agjencia e lajmeve “PAP”.

Polonia ka thënë në fund të qershorit se ka përfunduar një mur të çelikut përgjatë kufirit me Bjellorusinë, për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button