Shirat në Pakistan lanë të vdekur 147 persona, në më pak se një muaj.
Numri i të vdekurve prej shirërave është rritur, pasi shirat shkaktuan përmbytje të shpejta në disa pjesë të vendit, thonë zyrtarët.
Numri i të vdekurve nga reshjet e shiut gjatë muajit të kaluar është rritur në 147 pasi tragjedia natyrore vazhdon ta godasë Pakistanin, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në disa pjesë të vendit, thonë zyrtarët, raporton Al Jazeera, transmeton Express.
Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive, ka thënë se 88 gra dhe fëmijë ishin në mesin e të vdekurve. Shirat dëmtuan gjithashtu shtëpi, rrugë, ura dhe termocentrale në të gjithë Pakistanin.
Situata ishte veçanërisht e rëndë në qytetin port të madh jugor të Karaçit, më i madhi i vendit, ku lagje të tëra mbetën të zhytura të hënën, duke lënë udhëtarët të bllokuar në vende ose duke u përpjekur të lëviznin nëpër ujë deri në gjunjë në këmbë ose me biçikleta.