BotaLajme

Biden thekson nevojën për krijimin e shtetit palestinez pas luftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar ndaj shqetësimeve të shteteve arabe për sulmet ajrore të Izraelit në Gaza, duke thënë se duhet të ketë një vizion të asaj që do të vijë pas luftës, shkruan Washington Post.

Bideni ka bërë thirrje drejtpërdrejt “për zgjidhje me dy shtete” për konfliktin izraelito-palestinez dhe ka theksuar se Izraeli duhet të minimizojë viktimat civile.

“Hamasi fshihet pas civilëve palestinezë dhe është e neveritshme – dhe, jo çuditërisht, edhe frikacake. Kjo gjithashtu i vë një barrë të shtuar Izraelit ndërsa ata ndjekin Hamasin. Por kjo nuk e pakëson nevojën që ne të veprojmë në përputhje me ligjet e luftës. Izraeli duhet të bëjë gjithçka që ka në fuqinë e tij”, ka thënë Biden.

Ai u përpoq t’u sinjalizonte udhëheqësve arabë në rajon se ka një agjendë për Lindjen e Mesme që shkon përtej shkatërrimit të Hamasit nga Izraeli dhe përfshin një shtet palestinez.

“Kur kjo krizë të përfundojë, duhet të ketë një vizion të asaj që vjen më pas. Dhe sipas këndvështrimit tonë, duhet të jetë zgjidhje me dy shtete. Dhe kjo do të thotë përpjekje e përqendruar nga të gjitha palët – izraelitët, palestinezët, partnerët rajonalë, liderët globalë – për të na vënë në rrugën drejt paqes”, ka theksuar Biden.

Mijëra të vdekur kanë të mbetur që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Show More

Related Articles

Back to top button