BotaLajme

Qëllohet me dy plumba ish-deputeti ukrainas që mbështeti pushtimin rus, është në gjendje të rëndë

Oleh Tsarov, ish-anëtari i parlamentit ukrainas i cili mbështeti pushtimin rus në Ukrainë, është qëlluar dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, raporton Ukrainaska Pravda.

Informacionin e ndau Vladimir Rogov, zyrtari rus i ngarkuar në pjesën e pushtuar të Zaporizhzhia, transmeton Telegrafi.

Rogov ka shkruar se gjendja e “Olehut është e rëndë” dhe se gjendet në repartin e kujdesit intensiv.

Gjithashtu ka konfirmuar se Tsarov është qëlluar, e në rrjetet sociale është shpërndarë një video e cila pretendohet se u filmua në afërsi të shtëpisë së Tsarov, ku ndaj tij është kryer atentat.

“Informacionin për tentim-atentatin ndaj Oleh Tsarov e ka konfirmuar familja e tij. Rreth mesnatës është qëlluar me dy plumba. Nuk ka informacione për sulmuesin, e forcat e sigurisë janë duke hetuar rastin. Derisa ka arritur autoambulanca Oleh ka humbur vetëdijen dhe sasi të madhe gjaku. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion për gjendjen e tij shëndetësore”, ka shkruar zyrtari rus.

https://twitter.com/ukrpravda_news/status/1717823446569103844?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1717823446569103844%7Ctwgr%5E009e374f554bfab961211cbaba966189281d2d66%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Falsat.mk%2Fqellohet-me-dy-plumba-ish-deputeti-ukrainas-qe-mbeshteti-pushtimin-rus-eshte-ne-gjendje-te-rende%2F

Show More

Related Articles

Back to top button