BotaLajme

OBI: Të sigurohet ndihmë urgjente dhe mbrojtje ndërkombëtare për popullin e Palestinës

Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) tha se duhet të sigurohet ndihmë urgjente dhe mbrojtje ndërkombëtare për popullin e Palestinës dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë përgjegjësi për ndalimin e sulmeve të Izraelit kundër Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga faqja e OBI-t, thuhet se sekretari i përgjithshëm i organizatës, Hissein Brahim Taha u ka dërguar mesazh shumë aktorëve ndërkombëtarë, përfshirë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në këto mesazhe Taha kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të marrë përgjegjësi për ndalimin e sulmeve të Izraelit kundër Gazës dhe që të sigurohet ndihmë urgjente dhe mbrojtje ndërkombëtare për popullin e Palestinës i cili po përballet me krim lufte.

“Ne jemi përballë një shkeljeje të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare ku krahas mijëra jetëve të humbura në Gaza, po shkatërrohet qëllimisht infrastruktura dhe ku qindra mijëra njerëz detyrohen për zhvendosje”, thuhet në mesazhin e Taha-s.

Show More

Related Articles

Back to top button