BotaLajme

Natë ferri në Gaza, Izraeli intensifikon bombardimet dhe vret disa drejtues të Hamasit

Pavarësisht kritikiave dhe shqetësimeve në rritje të faktorit ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar ndjeshëm fushatën e tij bombarduese në Rripin e Gazës. Forcat izraelite thanë se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, gjatë mbrëmjes së të premtes kishin goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato që i quajti “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.

Izraeli tha gjithashtu se është vrarë një komandant i lartë i Hamasit – i quajtur Asem Abu Rakaba, I cili besohet se kishte qenë drejtpërdrejt përgjegjës për sulmet ajrore të Hamasit, duke përfshirë dronët dhe paragliderët e përdorur në sulmet e 7 tetorit, kur u vranë 1,400 njerëz në Izrael. Është pothuajse e pamundur të kalosh në Gaza, sepse shumë nga rrjetet e zakonshme të komunikimit janë të shkatërruar, por intensiteti i bombardimeve mbrëmë ishte shumë i qartë.

Shkatërrimi në terren është pothuajse apokaliptik në disa zona dhe numri i të vdekurve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi është rritur në mbi 7,000, me gjysmën e tyre që thuhet se janë fëmijë. Kritikat ndaj bombardimeve të Izraelit kanë ardhur edhe nga familjarët e mbi 200 pengjeve që mbahen nga Hamasi, megjithatë Ushtria Izraelite as që nuk ka ndërmend të marrë parasysh një armëpushim të mundshëm dhe ka theksuar se do të vijojë fushatën, deri sa të mposhtë plotësisht Hamasin.

Show More

Related Articles

Back to top button