Të paktën katër punëtorë kanë vdekur si pasojë e një incidenti të rëndë në Hamburg të Gjermanisë.
Siç raporton medium gjerman Frankfurter Rundschau, është bërë e ditur se në aksident kanë humbur jetën gjithsej katër persona, përcjell Gazeta Insajderi.
Personi i zhdukur më parë u gjet i pajetë nën rrënoja.
Jeta e një tjetër punëtori është ende në rrezik.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur nën rrënoja në boshtin e ashensorit pas incidentit në Hamburg të Gjermanisë.
Raportohet se skelat janë shembur në një kantier të madh ndërtimi.
Incidenti ndodhi në pjesën jugore të kantierit.
Sipas informacioneve rreth 1 mijë e 300 deri në 1 mijë e 500 punëtorë ndodheshin në ndërtesë në momentin e aksidentit.