BotaLajme

Protesta kundër Izraelit, dhjetëra të lënduar në Dagestan

Qeveria e Dagestanit mbajti një mbledhje urgjente pasi dhjetëra protestues anti-hebrenj sulmuan dhe mbyllën aeroportin në qytetin rus, Makaçkala, në rajonin më jugor të Rusisë, të banuar me shumicë myslimane, kur u mësua se një fluturim po mbërrinte atje nga Izraeli. 60 persona përfunduan në pranga si të dyshuar së po kërkonin të sulmonin pasagjerët hebrenj.

Nëntë efektivë policie u plagosën në mesin e përpjekjeve për të qetësuar njerëzit e egërsuar e për të rikthyer rendin e qetësinë. Dy prej tyre u shtruan në spital. Zyra e Ministrisë së Brendshme tha se përpos efektivëve të policisë, në qytet ishin dërguar edhe njësi të Gardës Kombëtare për të “garantuar sigurinë” e pasagjerëve që arritën.

Sipas portalit të pavarur rus Sota, bëhej fjalë për një fluturim tranzit, pas dy orësh ata do të fluturonin drejt Moskës. Autoritetet vendase të aviacionit njoftuan se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri më 6 nëntor. 

Show More

Related Articles

Back to top button