SHBA-Joe Biden, Presidenti i SHBA-ve ka zbuluar veprimet e ndërmarra për të kontrolluar inteligjencën artificiale dhe për të siguruar që teknologjia nuk mund të shndërrohet në armë. Urdhri, i zbuluar të hënën, do t’u kërkojë zhvilluesve si Microsoft , OpenAI dhe Google të kryejnë teste sigurie dhe të dorëzojnë rezultatet përpara se të lançojnë modelet për publikun, DailyMail.
Këto rezultate do të analizohen nga agjencitë federale, përfshirë Sigurinë Kombëtare, për të adresuar kërcënimet ndaj infrastrukturës kritike dhe rreziqet kimike, biologjike, radiologjike, bërthamore dhe të sigurisë kibernetike.