Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se numri i të vdekurve palestinezë rritet në 9,061, duke përfshirë 3,760 fëmijë, raporton the Guardian.
Të paktën 9,061 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, raporton Reuters, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza. 32,000 persona të tjerë janë lënduar.
Të vrarët përfshijnë 3760 fëmijë si dhe 2326 gra, sipas Ministrisë.
Ndërkohë, në terren, pesë beteja kryesore po zhvillohen midis Izraelit dhe Hamasit në veri të Rripit të Gazës.
Më shumë civilë thuhet se janë larguar nga Gaza përmes vendkalimit Rafah sot.
OKB thotë se më shumë se 400 njerëz e janë larguar vetëm dje përmes vendkalimit Rafah.