Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka diskutuar konfliktin me Ukrainën dhe mungesën e mbështetjes ndaj Italisë për çështjen e migrimit detar me dy humorist rus Vovan dhe Lexus të cilët ishin paraqitur si zyrtar të lartë. Sipas tyre biseda është bërë në shtator ndërsa është publikuar këtë të mërkurë, transmeton Gazeta Metro.
Zyrja e Melonit ka thënë në një deklaratë se kryeministrja është mashtruar nga humoristët rus të cilët i janë paraqitur si krerët e Komisionit të Unionit Afrikan.
Kur është pyetur për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Meloni në anglisht iu ka thënë se ajo duhet ta thotë të vërteten prandaj sipas saj ndjen një lodhje nga të gjitha palët dhe tani të gjithë e kanë kuptuar se duhet të gjendet një rrugë dalje. Meloni shtoi se duhet të gjendet një rrugë e cila është e pranueshme për të dyja palët pa thyer ligjin ndërkombëtarë.
Duke adresuar pozicionin e Italisë si porti i parë në të cilën vijnë emigrantët nga Mediterrani ajo u ankua se nuk po ndihmohet nga partnerët ndërkombëtarë. Sipas saj të gjithë mendojnë se këtë çështje Italia duhet ta zgjidhë e vetme.
Humoristi Lexus apo Alexei Stolyarov i cili i bëri rrengun Melonit ka thënë se së paku ajo është e gatshme të shpërndajë mendimin e saj të sinqertë.
Sipas Lexus shumica e politikanëve evropian sillen si robot të programuar dhe shprehin pikëpamje të pranuara vetëm nga rrethi i ngushtë i tyre.