BotaLajme

Sekretari Blinken premton ndihmë dhe mbrojtje për banorët e Gazës

Sekretari i Shtetit Antony Blinken zhvilloi një vizitë të papritur në Ramallah ku u takua me udhëheqësin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.

Takimi vjen ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të jenë të larta. Në një njoftim pasditen e së dielës, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller tha se Sekretari Blinken bëri të qartë gjatë bisedimeve në Ramallah se palestinezët nuk duhet të zhvendosen me forcë.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njoftoi se gjatë takimit, udhëheqësi u autoritetit palestinez Mahmoud Abbas kërkoi një armëpushim të menjëhershëm izraelit. Po sot Kryeministri izraelit Benjamin Netannyahu tha se kërkesa për armëpushim nuk do të merret parasysh derisa të lirohen të gjithë personat e marrë peng nga Hamasi.

Show More

Related Articles

Back to top button