Ekspozimi i fëmijëve para ekraneve për të mësuar gjuhë të huaja për pediatrin Angelço Andonovski është i dëmshëm për zhvillimin e gjuhës, të folurit, dhe komunikimit, dhe këtë e vërtetojnë edhe kërkimet e shumta, ndërsa është e nevojshme të shikohen gjetjet e këtyre hulumtimeve për sa i përket përdorimit të ekranit dhe ndikimit të tij, dhe të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi serioz.
“Përkufizimi i ekranizimit në fakt është fiksimi me orë të tëra para çfarëdo ekrani i cili rezulton me probleme komplekse dhe futjen në një sferë të re të pseudo-autizmit. Kjo është një ndër shkaqet që prindërit më së shpeshti e thërrasin mjekun, si dhe për shkak të ndryshimit të sjelljes dhe hyrjes në izolim, pra të jetuarit në të ashtuquajturën ‘botën e vet’”, theksoi Andonovski.
Sipas tij, periudha e pandemisë, rrjetet sociale, YouTube, Tik-Tok, janë një rrezik i madh për të ardhmen, dhe e gjithë kjo në emër të ekranizimit të fëmijëve, vendosin detyrë që kjo gjendje të trajtohet seriozisht nga një ekip që do të përfshijë profesionistë nga disiplina të ndryshme.
“Trajtimi, përveç ekzaminimit të fëmijës duhet të përfshijë edhe qasje të përshtatshme ndaj trajtimit psiko-terapeutik specifik, neuro-fitback-ut, si dhe trajtimin ushqyes. Ngecja në trurin e fëmijës regjistrohet nëpërmjet një metode të veçantë të quajtur EEG, e që synon të na tregoj aktivitetin e trurit. Tek fëmijët me varësi nga ekrani përcaktohet një EEG e ndryshme patologjike, e cila prek të gjitha gjendjet e lartë-përmendura, të shkaktuara nga varësia ndaj ekranit. Kjo çon në një valë Alfa në një moment kënaqësie virtuale, dhe një gjendje patologjike të valës Delta në momentin e zgjimit, gjë që nuk duhet të ndodhë, pasi kjo nënkupton dëmtimin e indit të trurit të fëmijës”, tha ai.
Ai thotë se fëmijët deri në moshën tre vjeçare nuk duhet të ekspozohen para ekraneve, ndërsa nga mosha tre vjeçare deri në moshën e hershme shkollore mund të ekspozohen vetëm për 30 minuta në dit, edhe atë më prezencën e prindit apo personit tjetër që do të ndër-vepronte me ta gjatë përmbajtjes që shihet, duke shpjeguar dhe vënë në dyshim atë që e shohin.
“Në moshën shkollore rekomandohet të kaloni një orë në instalimin e një aplikacioni për kontrollin prindëror në celularin e fëmijës, në mënyrë që prindi të ketë një pasqyrë të qartë ditore të asaj që sheh fëmija i tij, me kë komunikon, dhe sa kohë shpenzon në internet. Nga ana tjetër, si përfitim kulturor dhe shkencor mbarë-botëror është përdorimi interaktiv, i kontrolluar i ekraneve për qëllime edukative, dhe kjo natyrisht vetëm nën mbikëqyrjen e prindit ose edukatorit”, thotë Andonovski.
Sipas tij, fëmijët kanë ende mundësi për të eksploruar botët rreth tyre, pa pasur nevojë që këtë ta bëjnë nëpërmjet përmbajtjes dy-dimensionale të ekranit. Siç sqaron ai, në Institutin e shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve “Mlladost”, ekipi i ekspertëve ka bërë edhe hulumtimin e vet lidhur me ekranizimin, dhe me sukses ka prezantuar në rrethet shkencore.
“Nga këtu vjen edhe konkluzioni se ekziston një rrezik i madh i cili u shfaq pas pandemisë, dhe se gabime të mëdha u bënë si rezultat i ‘neglizhencës’ afatgjate të shëndetit mendor tek fëmijët tanë. Empatia, ndihma e anëtarëve tjerë të familjes, fqinjëve, është lënë pas dore. Zhvillimi i ndjenjës për të vërejtur nevojat e tjetrit shtypet dhe zhvlerësohet. Shembulli që duhet të paraqesin prindërit për zhvillimin e fëmijës, duhet të jetë në drejtim të aktiviteteve të përbashkëta, jo vetëm për përfitimin e tyre personal, por edhe në dobi të shoqërisë”, tha Andonovski duke shtuar më tej se e gjithë kjo që në dukje është banale, në thelbin e saj ka rëndësinë e jashtëzakonshme të zhvillimit të empatisë së fëmijës ndaj fqinjit.
“Prania e prindit dhe përfshirja e tyre do të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi kompleks, por duhet ditur se prindërit janë ata të cilët për shkak të obligimeve të shumta dhe vëmendjes së pamjaftueshme ndaj fëmijës e sjellin këtë problem në nivelin më të lartë”, përfundoi Andonovski.\koha\