Granatimet e artilerisë izraelite goditën sot qytetet kufitare libaneze, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten, raportojnë mediat libaneze, transmeton Anadolu.
Agjencia Zyrtare e Lajmeve e Libanit tha se bombardimet kishin në shënjestër periferitë e qyteteve Naqoura dhe Labbouneh në Libanin jugor.
Nuk raportohet për viktima.
Transmetuesi tha se aeroplanët izraelitë zbulues fluturuan mbi qytetin jugor të Tirit dhe lumin Litani.
Për rreth një muaj, kufiri izraelito-libanez ka qenë skenë shkëmbimesh zjarri midis ushtrisë izraelite dhe grupit libanez Hezbollah, në përleshjet më vdekjeprurëse që kur të dy palët zhvilluan një luftë në shkallë të gjerë në vitin 2006.
Tensionet kufitare vijnë në vazhdën e sulmeve ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës pas një operacioni ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.
Më shumë se 11.300 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9.770 palestinezë dhe gati 1.600 izraelitë.