BotaLajme

Agjencitë e OKB duan armëpushim në Gaza/‘Vrasjet kanë shkaktuar zemërim,të lirohen pengjet’

Drejtuesit e agjencive kryesore të OKB lëshuan një deklaratë të përbashkët me anë të së cilës bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza pasi sipas tyre situata është tepër e rëndë “Për gati një muaj, bota ka parë situatën në Izrael dhe territorin palestinez me tronditje dhe tmerr nga numri i jetëve të humbura”, shkruhet mes të tjerash në deklaratë Krerët e organizatave duke përfshirë UNICEF, OBSH, Programin Botëror të Ushqimit si dhe Save the Children kërkojnë mes të tjerash lirimin pa kushte të pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit, si një mundësi për të ctensionuar sa më pak situatën. “Vrasjet e tmerrshme të shumë civilëve në Gaza kanë shkaktuar zemërim njësoj si përjashtimi i 2.2 milionë palestinezëve nga ushqimi, uji, ilaçet, energjia elektrike dhe karburanti” Deklarata shton se 88 persona që punonin për UNRËA, agjencia e fokusuar te refugjatët palestinezë, janë vrarë që nga 7 tetori, numri më i lartë i vdekjeve në radhët e OKB-së i regjistruar ndonjëherë në një konflikt të vetëm.

Show More

Related Articles

Back to top button