LajmeRajon

‘Ndoshta m’kanë ba sytë’, Dedaj konfuz e kontrovers, mohon se ishte arrestuar nga UÇK, thotë se nuk e pa Thaçin në Qirez

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj është duke dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai është duke u marrë në pyetje për një rast ndalimi, ku ai bashkë me disa anëtarë të tjerë të LDK-së ishin ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së.

Avokatja: A mund të na përshkruani si shkuat në Qirez? A shkuat së bashku në makinë apo ishit në vetura të ndara?

Dedaj: “Këtu kemi qenë shumë persona dhe një makinë nuk ka pasë mundësi më na dërgu, aty kanë qenë disa makina dhe unë kamë qenë më znj.Kelmendi në makinë të tjerët kanë qenë në makina pas. Jemi ndalur nëpër punktet policore, jemi kontrolluar, jemi fyer, jemi kërcënuar, por kemi vazhduar tutje”.

Avokatja: Ju ja dolët që t’i kaloni gjithë këto punkte dhe të shkonit në Qirez?

Dedaj: Po, kemi mbërritur në Qirez.

Avokatja: A u takuat dikund gjatë rrugës me UÇK-në?

Dedaj: Fillimisht kam shkuar në xhaminë e fshatit, e cila ka qenë e bombarduar nga forcat serbe, kam vizituar popullatën civile që ishte në atë xhami, në një gjendje të papërshkrueshme, gjendje tmerruese. Kemi biseduar me ta për t’u dhënë kurajo, pak po gaboni se nuk po më lejoni me i përshkruar më gjerësisht…

Më tej, avokatja përsëri e pyeti se nëse kishin hasur në UÇK-në gjatë rrugës për në Qirez, Dedaj deklaroi se i kishte takuar me makinë, por që ai nuk ka qenë halli i tij. Dedaj ndërkaq tha se halli i tij ishte gjendja e popullatës civile.

 Por, që u shpreh se kur i kanë takuar rrugës pjesëtarët e UÇK-së janë ndierë të lumtur.

Avokatja pyeti Dedajn se nëse ishte në dijeni UÇK-ja për vizitën e tij.

Dedaj tha se ka nuk ishte qenë.

“Në Prishtinë ka qenë një zyrë e UÇK-së, të cilën e ka drejtuar Adem Demaçi, aty ka qenë përkthyes, nuk e di se çfarë roli ka luajtur Albin Kurti, kryeministri i tashëm dhe ne nuk e kemi njoftuar atë zyrë, sepse nuk e kemi parë të arsyeshme që deputetet e Kuvendit të Kosovës. Ndoshta ka qenë edhe gabimi yni, por nuk dua që të spekulojë, nuk e kemi njoftuar dhe se UÇK-ja nuk ka qenë në dijeni që kemi shkuar në Qirez”, ka thënë Dedaj.

Ndryshe, Në fjalën hyrëse, Dedaj ka thënë se gjatë luftës, Serbia ia kishte vrarë 12 anëtarë të familjes.

“Serbia m’i ka vrarë 12 anëtarë të familjes, prej tyre dy të mitur, Nikollën 15-vjeçar dhe Lindonin 14-vjeçar”, ka thënë ai. 11:33 – Gjergj Dedaj: Partitë politike në Prishtinë e kemi shikuar me xhelozi UÇK-në

Gjatë dëshmisë së tij, Gjergj Dedaj ka përshkruan raportet që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ka pasur me partitë politike shqiptare në Prishtinë gjatë kohës së luftës.

Dedaj tha se forca politike në Prishtinë e ka shikuar me xhelozi UÇK-në.

“UÇK-ja që nga shfaqja e saj e parë publike me 28 nëntor ’97 në varrimin e mësuesit Halit Geci në Llaushë domethënë është shikuar me rezervë, por ajo filloi të rritej, të hapej dhe të gëzonte respekt gjithë andej Kosovës dhe forcat politike në Prishtinë e kemi shiku me xhelozi”, tha Dedaj.

I pyetur se a ka pasur tensione në mes UÇK-së dhe forcës politike në Prishtinë, Dedaj tha se ka pasur moskordinim.

“Moskordinim ka pas, mos informim dhe të flas për udhëheqje politike, partitë politike në Prishtinë e kanë shiku me droje dhe me shumë shqetësim shfaqjen e UÇK-së, kësaj guerile që në fakt doli ta bëjë realitet lirinë e Kosovës. Ka pas edhe individë në parti që kanë bërë dezinformuata kundër UÇK-së dhe unë kam pas dëshirë që të shkojë vetë në ato zona duke rreziku jetën tonë.

Po ashtu, Dedaj tha se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i UÇK-së pasi sipas tij, jo të gjithë kanë pasur guxim.

“Nuk kam qenë sepse nuk kemi pasur të gjithë atë guxim, atë nder dhe atë privilegj me qenë anëtar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës”, tha Dedaj.

Gjatë dëshmisë së tij, Gjergj Dedaj tha se nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe asnjëherë nuk do të jetë.

Në fillimin e dëshmisë së tij, Gjergj Dedaj tregoi për angazhimin e tij profesional duke thënë se në prag të luftës në Kuvendin e atëhershëm të Kosovës ishte zgjedhur njëri prej nënkryetarëve.

Gjatë shtatorit të vitit 1998, Dedaj tha se ka qenë anëtar i Parlamentit të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës.

Dedaj tha se në gusht të 1998 ka qenë i përfshirë në organizimin e një delegacioni nga Parlamentarët që të vizitojnë popullatën civile-lokale në Kosovë.

“Pas një bisede me presidentin dr.Ibrahim Rugova kemi bisedu që do të ishte mirë që udhëheqja e Prishtinës zyrtare që rrinin në Prishtinë dhe nuk e përjetonin mbi supet tona luftës, që të shkonim dhe t’i vizitonim zonat e luftës për të bindur drejtpërdrejtë me situatën e popullatës civile. Prandaj, presidenti Rugova ka bisedu me shefin e misionit diplomatik amerikan që do të ishte mirë ta bëjmë një delegacion prej njerëzve që kanë guxim dhe kurajo që të vizitojnë zonat e luftës”, tha Dedaj.

Ai tha se vizitën e parë e kanë bërë me 29 gusht, duke vazhduar në disa vende dhe së fundi vizitën e katërt e kanë bërë në Drenicë. 11:32 – Dedaj e mohon se Thaçi ishte në Qirez kur u ndalua delegacioni i LDK-së

Gjergj Dedaj po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë, ku po pyetet për ndalimin e delegacionit të LDK-së në Qirez.

Dedaj e ka mohuar se aty ka qenë Hashim Thaçi.

I pyetur nëse e ka parë Hashim Thaçin në Qirez, Dedaj ka thënë: “Nuk e kam parë kurrë në jetën time, as në Prishtinë, as në Qirez. Tek në Baicë, disa orë pasi ka ndodhur rasti”.

Pasi është ballafaquar me deklaratat e tij në vitin 2014, ku ka thënë se e ka njohur Thaçin, Dedaj ka thënë se Thaçin e ka takuar për herë të parë në Baicë.

“Ka mundësi që ajo intervistë të jetë pas këtyre ngjarjeve, dhe atëherë e kam njohur Hashim Thaçin. Atë e kam takuar për herën e parë në Baicë, edhe në Paris në Rambuje”, ka thënë Dedaj.

“Nuk e kam pasur privilegjin me e taku [Thaçin]”, ka thënë Dedaj.10:49 – Dedaj përmend presidenten Osmani gjatë dëshmisë së tij në Hagë

Gjatë ditës së sotme në Hagë në cilësinë e dëshmitarit para anëtarëve të trupit gjykues po flet Gjergj Dedaj.

Në fillim të fjalës së tij ai ka treguar për karrierën e tij e po ashtu ka folur edhe për atë se ka qenë ambassador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Por ai ka thënë se largimi i tij nga pozita e ambasadorit është bërë me urdhër të presidentës së Kosovës Vjosa Osmani.

‘’Së fundi kam qenë ambasador por jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj’’, ka thënë Dedaj.

Më tutje Dedaj ka thënë se nuk ka qenë anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe as i Lidhjes Demokratike të Kosovës.10:38 – Dedaj: UÇK-ja bëri realitet çlirimin e Kosovës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë,ka filluar gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve

Gjergj Dedaj, para Speciales ka thënë se ka organizuar shumë protesta kundër pushtetit gjenocidal të Serbisë, vetëm e vetëm që të sensibilizojë çështjen e Kosovës.

Ai është pyetur se rreth vizitës në shtatorin e vitit 1998 që i ka bërë zonave të luftës. Dedaj ka bërë të diture ka vizituar disa pjesë që kanë qenë nën dhunën sistematike të forcave kriminale të Serbisë. Dedaj tha se UÇK-ja bëri realitet çlirimin e Kosovës.

Gjergj Dedaj, tha se ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova është themelues i platformës së shtetit të Kosovës, ndërsa lideri i më vonshëm Hashim Thaçi e përmbylli procesin e Pavarësisë së Kosovës.10:31 – Gjergj Dedaj fillon dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë Gjergj Dedaj i cili është dëshmitari i 33-të (me kodin W03825) në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dëshmitari Dedaj është duke u marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Gjergj Dedaj është politikan i njohur i cila ka mbajtur pozita të ndryshme në institucionet e Kosovës, ndërsa së fundit ka qenë ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, këtë seancë, Jakup Krasniqi është duke e ndjekur përmes video-lidhjes ndërsa të akuzuarit e tjerë janë prezent në sallë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe dëshmitari i fundit që ka dëshmuar ka qenë Predrag Dediq.

Dëshmitari Predrag Dediq kishte pohuar se djali i tij Bobani ishte 37-vjeçar dhe rezervist në ushtri, në kohën kur ishte rrëmbyer.

Ndryshe me 5 nëntor janë bërë 3 vjet nga arrestimi i ish udhëheqësve të UÇK-së, nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë. Megjithatë procesi gjyqësor është ende në periudhën fillestare.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Më 22 korrik 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, përmes dy vendimeve, miratoi pjesërisht mocionet e Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në që të korrigjojë dhe ndryshojë aktakuzën, mes tjerash, duke përjashtuar përgjegjësinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale III për krime me synim konkret (tri apele kundër këtij vendimi, të dorëzuara nga Thaçi, Selimi dhe Krasniqi, u hodhën poshtë nga Gjykata e Apelit më 22 gusht 2022).

ZPS-ja e dorëzoi aktakuzën e ndryshuar më 3 shtator 2021. Më 23 dhjetor 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për ndryshim të aktakuzës me qëllim që të përfshijë një numër akuzash të reja, konkretisht qendra ndalimi të tjera në komunën e Suharekës, incidente të reja të përndjekjes dhe vrasjes së paligjshme në Gjilan, si dhe incidente të reja të pjesëmarrjes personale të të akuzuarit në krimet për të cilat akuzohet. Pas hedhjes poshtë të apeleve të Thaçit dhe Veselit kundër këtij vendimi prej Panelit të Gjykatës së Apelit më 22 mars 2022, ZPS-ja dorëzoi versionin e redaktuar publik të aktakuzës së ndryshuar më 29 prill 2022.

Më 22 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi, pjesërisht, kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit dhe gjithashtu urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të parashtrojë aktakuzën e ndryshuar më tej, me informacion shtesë lidhur me akuzat aktuale. Informacioni shtesë ka të bëjë me emrat e autorëve të drejtpërdrejt të krimeve, viktimave dhe vendodhjeve përkatëse në paragrafet konkrete në aktakuzën aktuale.

Më 29 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e ZPS-së për tërheqjen nga aktakuza të pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt dhe urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila u dorëzua më 30 shtator 2022. Një version më pak i redaktuar i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Aktualisht, kjo është aktakuza në fuqi për këtë çështje

Show More

Related Articles

Back to top button