Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë që Izraeli do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme mbi sigurinë” për Rripin e Gazës për një “periudhë të pacaktuar” sapo të mbarojnë luftimet.
Ai një gjë të tillë e ka thënë gjatë një interviste për kanalin televiziv amerikan, ABC News.
Netanyahu po ashtu i ka refuzuar thirrjet për armëpushim pa u liruar mbi 200 pengjet e marra nga Hamasi gjatë sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit, ku u vranë një mijë e 400 njerëz.
Sidoqoftë, ai ka thënë që mund të jetë e mundur që të ketë “pauza të vogla taktike”, në mënyrë që të dërgohet ndihmë humanitare në Gaza apo që pengjet të mund të largohen.
Mbi 10 mijë njerëz janë vrarë në Gaza, përfshirë katër mijë e 100 fëmijë që prej sulmeve të Izraelit që erdhën si kundërpërgjigje pas sulmit të 7 tetorit.