BotaLajme

Izraeli merr armë të sofistikuara nga SHBA

Shtëpia e Bardhë planifikon të miratojë shitjen e armëve në vlerë prej 320 milionë dollarë për izraelitët, shkruan Wall Street Journal.

Informacionet e të përditshme amerikane i ka transmetuar Times of Israel që thekson se kompania izraelite Rafael që punon për ministrinë e Mbrojtjes, do të sigurojë armë nga kompania amerikane Rafael USA.

Thuhet se Kongresi amerikan më 31 tetor është informuar për shtijën e bombave ‘rrëshqitëse’ SPICE (Smart, Precise Impact, Cost-Effective).

Këto sisteme janë dizajnuar ‘padrejtuar’ në raketa të ‘drejtuara’ nga sistemi i navigimit GPS.

Në kuadër të marrëveshjes së kontraktuar ofrohet mbështetje teknike, montimi i bombave, testimi dhe teknologji të tjera ushtarake.

Në faqen e internetit ‘Rafael’ thuhet se këto sisteme të armëve mund të shndërrojnë bombat e zakonshme të destinuara për të depërtuar në pengesa, një armë precize me rreze veprimi nga 60 deri në 100 kilometra.

Show More

Related Articles

Back to top button