BotaLajme

Shumë gra janë viktima të dhunës dhe abuzimit, thotë Papa

Dhuna ndaj grave është një “bar helmues” që duhet të zhduket nga shoqëria, tha Papa Françesku të enjten.

“Dhuna ndaj grave është një bar helmues që prek shoqërinë tonë dhe duhet çrrënjosur”, tha Papa në një mesazh për fushatën kundër dhunës ndaj grave të organizuar nga Rai Radio1 dhe Cadmi D.I.Re.

“Dhe këto rrënjë janë kulturore dhe mendore, ato rriten në tokën e paragjykimit, të zotërimit, të padrejtësisë”, shtoi ai.

“Sa gra janë të pushtuara nga pesha dhe tragjedia e dhunës! Sa të keqtrajtuara, të skllavëruara, viktima të arrogancës së atyre që mendojnë se mund të kenë në dispozicion trupin dhe jetën e tyre”, tha Papa.

Në mesazhin e tij Françesku i bëri thirrje shoqërisë që “të mos qëndrojë indiferente”, të “veprojë menjëherë, në të gjitha nivelet, me vendosmëri, urgjencë dhe guxim” për t’i dhënë zë “motrave tona pa zë”.

“Si e trajtojmë një grua tregon shkallën tonë të humanizmit”, vazhdoi ai. Françesku theksoi gjithashtu rolin e paqartë që luan masmedia dhe përsëriti nevojën urgjente për edukim, “duke nisur nga familja, që e vendos individin me dinjitetin e tij në qendër” dhe promovon “marrëdhënie të drejta dhe të balancuara të bazuara në respektin dhe njohjen reciproke”.

Show More

Related Articles

Back to top button