Administrata Biden ka marrë paralajmërime të ashpra nga diplomatët amerikanë në botën arabe se mbështetja e saj e fortë për fushatën ushtarake shkatërruese dhe vdekjeprurëse të Izraelit në Gaza “po na humb ne simpatinë arabe për një brez”, sipas një kabllogrami diplomatik të siguruar nga CNN.
Kabllogrami nënvizon shqetësimin e thellë midis zyrtarëve amerikanë për zemërimin në rritje kundër Shteteve të Bashkuara që shpërtheu menjëherë pasi Izraeli nisi operacionet e tij kundër Hamasit, pas sulmeve të grupit militant në Izrael më 7 tetor që lanë mbi 1,400 izraelitë të vdekur, shkruan CNN.
“Ne po humbasim keq në hapësirën e betejës së mesazheve”, shkruan në një kabllogram të së mërkurës nga Ambasada e ShBA-së në Oman, duke cituar biseda me “një gamë të gjerë kontaktesh të besuara dhe të matura”.
Mbështetja e fuqishme e ShBA-së për veprimet e Izraelit po shihet, paralajmëron kabllogrami, “si faj material dhe moral në ato që ata i konsiderojnë si krime të mundshme lufte”.
Kabllogrami nga ambasada u shkrua nga zyrtari i dytë më i lartë amerikan në Muscat dhe iu dërgua, ndër të tjera, Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, CIA-s dhe FBI-së.