LajmeRajon

Abazoviq pret në takim Kurtin: Mali i Zi ofron mbështetjen e plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq pas këtij takimi tha se me Kurtin kanë diskutuar për lidhjen infrastrukturore, ide të reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

“Mali i Zi ofron mbështetjen e tij të plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin.

Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot fola për lidhjen tonë më të mirë infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ne vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”, ka shkruar kryeministri malazez në Facebook.

Show More

Related Articles

Back to top button