LajmeMaqedoni

Abdullahi: Nga sot fillon procesi i dorëzimit të kërkesave për pagesa direkte në bujqësi, afati i fundit është 30 qershor

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural njofton ekonomitë bujqësore se është në proces dorëzimi i kërkesave për pagesa direkte në bujqësi.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 qershor 2023.

Gjatë kësaj periudhe paraqiten kërkesat për:

– Prodhimi bimor për sipërfaqe bujqësore me kultura bimore dhe kopshtarit, për mirëmbajtjen e sipërfaqeve ekzistuese me plantacione frutash dhe hardhive si dhe një sipërfaqe për prodhimin e farës dhe materialit fidanor të certifikuar.

– prodhimtaria blegtorale për krerë gjedhe të shënuara, dele dhe dhi,  familjet  të bletëve si dhe për bagëtinë e therur në thertore.

– prodhimi bujqësor organik.

Kërkesat paraqiten në sistemin elektronik të Agjencisë nga ekonomia bujqësore dhe nëse kanë nevojë për ndihmë mund t’u drejtohen njësive rajonale në Ministrinë e Bujqësisë.

Linku  për të hyrë në aplikacion është:

www.ipardpa.gov.mk

E-subvencione për pagesa direkte.

Duke hapur këtë link  në fushën “Njoftimet/udhëzimet” disponohen udhëzimet e detajuara për paraqitjen e kërkesës.

Lista e dokumenteve të kërkuara si dhe Programi dhe Dekreti për pagesat direkte në të cilat janë kushtet dhe masa e mbështetjes financiare paraqitur në detaje.

Show More

Related Articles

Back to top button