LajmeSport

Ademi firmos kontratën në Zagreb dhe përgatitet për Italinë

Reprezentuesi i Maqedonisë, Arijan Ademi, është në Zagreb për shkak të angazhimeve personale që kanë të bëjnë me vazhdimin e karrierës së tij, ku me shumë gjasa do të firmos me Dinamo Zagrebin.

Ademi pas zgjidhjes së çështjeve administrative lidhur me angazhimin e tij të ri në klub, sërish do të vihet në dispozicion të përfaqësueses për ndeshjet kundër Italisë dhe Maltës.

Thirrjes së seleksionuesit Bllagoja Milevski, mesfushori iu përgjigj edhe përkundër lëndimit të këmbës së majtë, e cila e kufizoi në vetëm pesë minuta lojë në ndeshjen e fundit të kampionatit në Kinë.

Show More

Related Articles

Back to top button