LajmeMaqedoni

Ademi: Ndryshimet kushtetuese nuk do të dëmtojnë Maqedoninë

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, në fjalimin e tij në seancën e pestë plenare të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNBE-MK) theksoi se vendi nuk do të pësojë asnjë dëm nëse përmbushim kushtin për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të filluar negociatat me BE-në.

Kolegu i tij nga Komiteti Nacional për Çështje Evropiane, deputeti nga VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski tha se partitë kryesore politike në Maqedoni kanë konsensus për çështjen e zgjerimit të Unionit dhe kërkoi që ky proces të mos keqpërdoret.

Ademi tha se jemi para një sfide të madhe që ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese dhe parakusht për hapjen e klasterave. Personalisht, por ky është edhe qëndrimi i BDI-së, tha Ademi, “Republika e Maqedonisë së Veriut nuk do të pësojë asnjë dëm nëse e përmbushim këtë kusht dhe në kushtetutën sonë përfshihen edhe bashkësitë tjera etnike, përfshirë atë bullgare”.

Sipas tij, këtë duhet ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur, nëse realisht e duam, dhe jo vetëm deklarativisht të ndjekim rrugën evropiane.

“Unë jam mbështetës i sigurimit të një konsensusi të gjerë shoqëror shtetëror ndërpartiak. Unë besoj dhe jam thellësisht i bindur se nuk kemi të drejtë të heqim dorë nga synimet strategjike të vendosura, të cilat janë brezash dhe nuk janë funksion i politikës ditore. Unë e mbështes plotësisht Qeverinë dhe përpjekjet e institucioneve tona për të hyrë në BE në vitin 2030. Të merremi më pak me politikë dhe të fokusohemi më shumë në reforma”, tha Ademi.

Kryetari i Këshillit Nacional për Integrime Evropiane në Kuvend, Aleksandar Nikollovski, theksoi se për qytetarët e thjeshtë anëtarësimi në BE vjen në gjendje ekonomike dhe jetë më të mirë dhe shtet funksional juridik, ndërsa në këtë moment nuk kemi asnjërën.

Show More

Related Articles

Back to top button